Bashkëlidhja e burimit me një person te Pema Familjare

Lidhësi i Burimit përdor një ikonë vjollcë Krahaso për t’ju bërë me dije që kolona e majtë (burimi) ka informacion që mungon te kolona e djathtë (Pema Familjare).

attach source Top Image.png

Nëse vendosni që kolonat përshkruajnë të njëjtin person, ju mund ta lëvizni informacionin nga kolona e majtë te kolona e djathtë në mënyrë që të shfaqet tek të dyja kolonat. Kjo është ajo që ne e quajmë bashkëlidhja e burimit te Pema Familjare. Le t’i hedhim një sy më nga afër mënyrës se si funksionon.

  1. Duke e mbajtur hapur Lidhësin e Burimit, klikoni tek ikona vjollcë Krahaso. Nëse nuk e shihni ikonën Krahaso, burimi është tashmë i bashkëlidhur, ose nuk përmban ndonjë informacion të ri.  
  2. Pasi të klikoni tek ikona Krahaso, 2 kolonat e Lidhësit të Burimit zgjerohen kështu që mund të shihni hollësitë te dokumenti (kolona e majtë) dhe t’i krahasoni ato me hollësitë që gjenden tashmë te Pema Familjare (kolona e djathtë).  
  3. Një hollësi e re ose e panjohur më parë do të shoqërohet nga një buton plusi i gjelbër.  
  4. Për ta shtuar hollësinë te Pema Familjare, klikoni te butoni plus i gjelbër.  
    Attach to Person_2nd Image.png
  5. Merrni parasysh të shkruani një shpjegim te fusha Arsyeja. Shpjegojeni shkurtimisht arsyen përse mendoni që dokumenti është një përkim i besueshëm për personin e Pemës. Kjo do t’i ndihmojë përdoruesit e tjerë të mirëbesojnë në kontributin tuaj.   

Çfarë kuptimi ka etiketimi vjollcë Ndryshe

Në disa raste, hollësia te dokumenti nuk është me domosdo e re, por është thjesht e ndryshme nga ajo që shihni në anën e Pemës Familjare të Lidhësit të Burimit. Për shembull, një emër mund të shkruhet ndryshe ose data për një ngjarje të rëndësishme të jetës mund të jetë e ndryshme.

Kur ndodh kjo, nuk do ta shihni butonin plus të gjelbër. Në vend të kësaj, hollësia do të shoqërohet nga një etiketim vjollcë me fjalën Ndryshe brenda saj dhe një ikonë të vogël lapsi për redaktimin e informacionit te Pema Familjare.

  • Vetëm ngaqë thotë Ndryshe, nuk do të thotë se duhet bërë një ndryshim.  
  • Nëse vendosni që informacioni në kolonën e majtë është më i saktë ose i plotë, klikoni tek ikona e lapsit dhe bëjeni redaktimin tuaj.  
  • Korrigjimi juaj e bën Pemën më të saktë dhe më të besueshme për përdoruesit e tjerë.  
Attach to Person_3rd Image.png

A ishte kjo e dobishme?