Si të bashkohem me një grup familjar?

Çdo përdorues i programit FamilySearch mund të bashkohet me një grup familjar. Që të bashkoheni me një grup familjar, ju duhet të merrni ftesë nga një administrator i grupit.

Kjo ftesë mund të vijë në një larmi mënyrash, të tilla si një postë elektronike. Gjithashtu mund të merrni ftesë nëpërmjet një mesazhi me tekst ose një sistemi tjetër për dërgimin e mesazheve që e përdorni ju dhe administratori i grupit.

Hapat

  1. Gjejeni dhe hapeni ftesën. Nëse u dërgua me postë elektronike, sigurohuni që të kontrolloni dosjen tuaj te mesazhet e padëshiruara [spam].
  2. Klikoni te hallka lidhëse në ftesë.
  3. Nënshkruajeni hyrjen në FamilySearch. (Ju mund të jeni pjesëtar vetëm i një grupi. Nëse jeni tashmë pjesëtar i një grupi, një mesazh do t’ju kërkojë nëse dëshironi ta lini grupin e tanishëm dhe të bashkoheni me këtë grup.)
  4. Klikoni te kutia përzgjedhëse që të bini dakord me kushtet.
  5. Klikoni te Po, Bashkohu.

Ftesa juaj për t’u bashkuar është në gjendje pezull. Administratori i një grupi ka nevojë ta përfundojë atë duke e miratuar kërkesën tuaj.

Artikuj të ngjashëm

Çfarë janë grupet familjare?
Si t’u dërgoj mesazh pjesëtarëve të një grupi familjar?
Si të largohem nga një grup familjar?

A ishte kjo e dobishme?