Si t’i dërgoj një mesazh dikujt që kontribuoi te Pema Familjare ose Kujtimet?

Ndiqni udhëzimet për t’u vënë në kontakt me dikë që kontribuoi në Pemën Familjare ose Kujtimet. Kini parasysh se në raste të caktuara, nuk jemi në gjendje ta përcaktojmë kontribuesin. Kontributi mund të ketë ardhur nga një sistem i mëparshëm që nuk i ka regjistruar kontribuesit, ose kontribuesi mund të ketë vdekur. 

Ju lutemi, shihni Kushtet tona të Përdorimit për orientime lidhur me bashkëpunimin me përdoruesit e tjerë.

Hapat (faqe interneti)

  1. Te Pema Familjare ose Kujtimet, shfaqni kontribuesin e informacionit:
    • Në Pemën Familjare, gjeni mundësinë “Ndryshuar më së Fundmi”, të pasuar nga data e ndryshimit më të fundit dhe profili i kontribuesit. Shfaqet informacioni për secilën pjesë të të dhënave të hedhura.
    • Te Kujtimet, klikoni te një kujtim për të cilin nuk keni kontribuar. Profili i kontribuuesit ndodhet te kutia Hollësitë.
  2. Klikoni te profili i kontribuesit.  
    • Nëse profili është “FamilySearch”, ndryshimi është bërë nga një përditësim automatik. Ose ndryshimi ndodhi para se programi FamilySearch të regjistronte ndryshimet e secilit kontribues. 
  3. Te dritarja që shfaqet automatikisht, ju do të shihni informacionin e kontaktit të përdoruesit, nëse përdoruesi e ka bërë atë publik. Mund ta përdorni atë për t’u vënë në kontakt me të.
    • Mund të shtoni gjithashtu dikë në listën tuaj të kontaktit thjesht duke klikuar tek emri i profilit të tij ose të saj dhe klikoni te Shto një Kontakt. Për ta hequr një kontakt, klikoni sërish te profili i tij ose i saj dhe përzgjidhni mundësinë Hiqe Kontaktin.
  4. (Me dëshirë): Shihni se çfarë lidhje familjare keni me kontribuesin:
    • Aktivizo Pamjen e Lidhjes Familjare: Nëse nuk e keni zgjedhur shërbimin, klikoni te kjo hallkë lidhëse për ta zgjedhur.
    • Shih Lidhjen Time Familjare: Nëse ju dhe personi tjetër e keni zgjedhur këtë shërbim, klikoni tek ajo për të parë lidhjen tuaj familjare.
    • Kërkesë për të Parë Lidhjen Familjare: Klikoni për ta ftuar përdoruesin tjetër që ta zgjedhë shërbimin në mënyrë që të shihni lidhjen tuaj familjare. 
  5. Nëse kontribuesi nuk e ka dhënë informacionin e kontaktit, dërgojini një mesazh privat nëpërmjet shërbimit të mesazheve të programit FamilySearch:
    1. Klikoni te Dërgo Mesazh
    2. Shkruani lëndën dhe mesazhin tuaj. Kërkohet lënda para se ta dërgoni mesazhin.
    3. Klikoni te Dërgo.

Shënim: Nëse dikush ju dërgon mesazhe të padëshiruara, aktivizoni funksionin “pa zë” ndaj atij personi. Nuk mund t’i shihni mesazhet nga një person me funksionin “pa zë” të aktivizuar.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Te programi për telefonat celularë Pema Familjare, gjeni personin për të cilin jeni të interesuar, dhe prekeni me gisht emrin.
  2. Prekeni me gisht informacionin që ju intereson.
    • Nga faqja “Personi” e paraardhësit, prekni me gisht faktet që ju interesojnë. Në fund të ekranit është data kur është modifikuar informacioni për herë të fundit. Poshtë datës është profili i personit që bëri ndryshimin. 
    • Prekni me gisht te Kujtimet. Prekni me gisht një kujtim për të cilin nuk keni kontribuar. Prekeni përsëri me gisht. Profili i personit që kontribuoi, shfaqet poshtë një fotografie në anën e majtë.
  3. Klikoni tek emri i kontribuesit.
    Nëse profili thotë “FamilySearch”, ndryshimi është bërë nga një përditësim automatik. Ose ndryshimi ndodhi para se programi FamilySearch të regjistronte ndryshimet e secilit kontribues. 
  4. Mund t’i shkruani direkt mesazh, ta shtoni si kontakt ose të kopjoni adresën e tij ose të saj të postës elektronike.
    • Mund të shtoni gjithashtu dikë në listën tuaj të kontaktit thjesht duke klikuar tek emri i profilit të tij ose të saj dhe klikoni te Shto një Kontakt. Për ta hequr një kontakt, klikoni sërish te profili i tij ose i saj dhe përzgjidhni mundësinë Hiqe Kontaktin.
  5. (Me dëshirë): Shihni se çfarë lidhje familjare keni me kontribuesin:
    • Aktivizo Pamjen e Lidhjes Familjare: Nëse nuk e keni zgjedhur shërbimin, prekeni me gisht këtë mundësi për ta zgjedhur.
    • Shih Lidhjen Time Familjare: Nëse si ju, ashtu edhe përdoruesi tjetër e keni zgjedhur shërbimin, prekeni me gisht këtë mundësi për të parë lidhjen familjare që keni. 
    • Kërkesë për të Parë Lidhjen Familjare: Prekni me gisht për t’i dërguar përdoruesit tjetër një mesazh ku i kërkoni që ai ose ajo ta zgjedhë shërbimin.
  6. Nëse kontribuesi nuk e ka dhënë informacionin e kontaktit, dërgojini një mesazh privat nëpërmjet shërbimit të mesazheve të programit FamilySearch:
    1. Prekni me gisht te Dërgo një Mesazh.
    2. Shkruani lëndën dhe mesazhin tuaj. Kërkohet lënda për ta dërguar mesazhin.
    3. Prekni me gisht te Dërgo

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar ju tregon se kush ka kontribuar me informacion. Ju nuk shikoni asnjë informacion kontakti ose mundësinë për të dërguar një mesazh. Ju lutemi, përdorni faqen e plotë të internetit.  

Artikuj të ngjashëm

Si ta aktivizoj funksionin “pa zë” ndaj dikujt apo ta bllokoj që të mos më çojë mesazhe?
Si ta fshij një mesazh te mesazhet në FamilySearch?
Pamja e Lidhjes Familjare: Si ta aktivizoj ose çaktivizoj mundësinë për të parë lidhjen time familjare me përdoruesit e tjerë?

A ishte kjo e dobishme?