Harrova fjalëkalimin ose emrin tim të përdoruesit të Fuqisë Punëtore

Nëse jeni punonjës/e i/e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, misionar/e, mësues/e vullnetar/e i/e seminarit apo udhëheqës/e kishtar/e, Llogaria juaj e Kishës është një llogari e “fuqisë punëtore”. Procesi i rimarrjes për llogaritë e fuqisë punëtore fillon me faqen ChurchofJesusChrist.org. 

Anëtarët me llogari të fuqisë punëtore nuk mund ta përdorin numrin e tyre të dokumentit në Kishë për rimarrjen e llogarisë. 

Hapat

  1. Fillojeni te ChurchofJesusChrist.org.
  2. Në cepin në krye djathtas, klikoni tek ikona e siluetës në cepin e sipërm djathtas.
  3. Klikoni te Nënshkruaj hyrjen.
  4. Klikoni te Harrova emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin tim.
  5. Klikoni te një mundësi rimarrjeje dhe shkruajeni informacionin e kërkuar. Ju duhet të përdorni 2 nga metodat e rimarrjes. Mundësitë që janë në dispozicion, varen nga ajo se cilat mundësi janë vendosur në Llogarinë tuaj të Kishës.
    • Nëse përdorni mundësitë për mesazhin me sms ose me postë elektronike, afati i vlefshmërisë së kodit ose hallkës lidhëse mbaron pas 20 minutash.
    • Te përgjigjet për pyetjet e sigurisë, ka rëndësi përdorimi i germave të vogla ose të mëdha. Nëse nuk mund t’u përgjigjeni pyetjeve të sigurisë ose nuk mund t’i përdorni mundësitë e tjera, vihuni në kontakt me Sektorin e Shërbimit Botëror për Llogaritë: 1-855-537-4357 (Get Help).
    • Për ndihmë, klikoni te hallka lidhëse Ndihmë në ekran. Te ndihma, ju mund të lexoni përgjigje për pyetje të bëra rëndom, të bëni pyetje në një forum ose të viheni në kontakt me Qendrën e Shërbimit Botëror.
  6. Shkruajeni dhe konfirmojeni fjalëkalimin tuaj të ri. Shfaqen sugjerime nëse fjalëkalimi juaj nuk është mjaftueshëm i fortë. Emri juaj i përdoruesit është i dukshëm pranë kreut të ekranit.
  7. Klikoni te Vendos Fjalëkalim të Ri.
  8. Nëse jeni duke përdorur një kompjuter të dhënë nga Kisha, rindizeni kompjuterin tuaj. Nuk keni nevojë ta bëni këtë për një kompjuter vetjak.

Nëse keni nevojë për ndihmë të mëtejshme për çështjet e llogarisë, vihuni në kontakt me zyrën e Përkrahjes të programit FamilySearch

Artikuj të ngjashëm

Si ta ridërgoj postën elektronike të verifikimit?
Si ta ridërgoj kodin e verifikimit?
Përse nuk është në dispozicion për llogarinë time rimarrja e kyçjes [në llogari]?

A ishte kjo e dobishme?