Etiketat e Temave

Ju mund të shtoni etiketa të temave për të përshkruar fotografitë, historitë dhe materialet zanore në FamilySearch. Shembuj janë: recetë, hero lufte, pagëzim. Etiketat e bëjnë më të lehtë gjetjen e kujtimeve gjatë kërkimit.

Këshilla mbi Etiketat e Temave

  • Ju mund ta shtoni të njëjtën etiketë te kujtime të shumta njëherësh.
  • Çdo përdorues mund të shtojë ose heqë etiketa temash nga një kujtim.
  • Etiketat e temave nuk mund të përmbajnë simbole grafike [emoji] ose karakteret vijuese: ~!@#$%&*(){}[]<>?/|\:;_+=.
  • Nëse shtoni një emër si etiketë teme, sistemi nuk e bashkëlidh kujtimin te një person në Pemën Familjare. Në vend të tyre, përdorni etiketat e personave.

Më Shumë

Si t’i shtoj apo heq etiketat e temave te Kujtimet?

A ishte kjo e dobishme?