Si t’i etiketoj njerëzit te historitë dhe materialet zanore?

Etiketimi identifikon njerëzit që përmenden te historitë dhe materialet tuaja zanore. Etiketimet gjithashtu mund të sigurojnë që historia ose dokumentet zanore të shfaqen te Kujtimet në faqen e personit të atij individi në Pemën Familjare.

Një person në Pemën Familjare mund të etiketohet deri në 1 000 kujtime. Nuk ka kufi për numrin e njerëzve që mund të etiketohen në cilindo Kujtim të dhënë. 
 
Shënim: Cilido përdorues mund të shtojë një etiketim te një kujtim, pavarësisht se kush e ngarkoi kujtimin.

Hapat (faqe interneti)

  1. Nënshkruajeni hyrjen në FamilySearch.
  2. Në krye të faqes, klikoni te Kujtimet, të ndjekur nga Galeria.
  3. Klikoni tek ikona e librit që të shihni vetëm historitë tuaja ose tek ikona e mikrofonit që të shihni vetëm materialet tuaja zanore.
    • (Me dëshirë) Për të parë vetëm historitë ose materialet zanore pa etiketime, klikoni te shigjeta poshtë krah komandës Vendos dhe më pas klikoni te Pa Etiketim.
  4. Klikoni te historia ose materiali zanor që doni ta etiketoni.
  5. Në të djathtë të historisë ose materialit zanor, klikoni te kutia “Kush është në këtë kujtim?”.
  6. Në kutinë e tekstit, shkruani emrin e personit. Ndërkohë që shtypni me tastierë, shfaqen emrat e paraardhësve dhe të afërmve tuaj në Pemë.
    1. Nëse shfaqet emri i duhur, klikoni tek ai. Kjo automatikisht e bashkëlidh këtë kujtim te personi në Pemë.
    2. Nëse nuk shfaqet emri i duhur, mbaroni së shtypuri emrin me tastierë, rrëshqitni në fund të listës së emrave dhe klikoni te Shto të Ri. Ky kujtim ende nuk është bashkëlidhur te Pema. Nëse personi është në Pemë, klikoni te Bashkëlidh te Pema dhe gjejeni personin duke përdorur emrin ose numrin e tij ose të saj të identifikimit.
  7. Përsëriteni për këdo në historinë ose materialin zanor.

Hapat (programi për telefonat celularë Pema Familjare)

Për të etiketuar një histori ose material zanor duke përdorur programin për telefonat celularë Pema Familjare, historia ose materiali duhet të jetë i etiketuar tashmë te dikush në Pemën Familjare. Ju mund ta përdorni programin që të shtoni më shumë etiketime te fotografia ose dokumenti.

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, paraqiteni faqen e personit të një individi që tashmë është etiketuar te kujtimi.
  2. Prekni me gisht te Kujtimet.
  3. Në varësi të aparatit tuaj, ju mund të prekni me gisht tek ikona e librit që të shihni vetëm historitë tuaja ose tek ikona e mikrofonit që të shihni vetëm materialet tuaja zanore. Përndryshe, po këto ikona janë mbi çdo artikull për t’ju ndihmuar që të gjeni lloje të caktuara kujtimesh.
  4. Prekeni me gisht historinë ose materialin zanor që do të etiketoni.
  5. Prekni me gisht tek ikona që duket si një person me një + ose një numër. Shfaqen të gjitha etiketimet aktuale, së bashku me një listë të të afërmve dhe paraardhësve.
    • Android: Ikona është në pjesën e sipërme djathtas ekranit.
    • Apple iOS: Ikona është në cepin e poshtëm djathtas ekranit.
  6. Nëse personi është në listë, prekeni me gisht emrin. Kjo automatikisht ia bashkëlidh këtë kujtim personit në Pemën Familjare. Nëse personi nuk është në listë, shtypeni me tastierë emrin dhe prekni me gisht te Shto të Ri. Ky kujtim ende nuk i është bashkëlidhur Pemës Familjare.
  7. Prekni me gisht tek I Përfunduar.

Hapat (programi për telefonat celularë Kujtimet)

  1. Në programin për telefonat celularë Kujtimet, prekni me gisht historinë ose materialin zanor që doni të etiketoni.
    • Në varësi të aparatit tuaj, ju mund të prekni me gisht tek ikona e librit që të shihni vetëm historitë tuaja ose tek ikona e mikrofonit që të shihni vetëm materialet tuaja zanore. Përndryshe, po këto ikona janë mbi çdo artikull për t’ju ndihmuar që të gjeni lloje të caktuara kujtimesh.
  2. Prekni me gisht tek ikona që duket si një fytyrë me një + ose një numër. Shfaqen të gjitha etiketimet aktuale, së bashku me një listë të të afërmve dhe paraardhësve.
    • Android: Ikona është në pjesën e sipërme djathtas ekranit.
    • Apple iOS: Ikona është në cepin e poshtëm djathtas ekranit.
  3. Nëse personi është në listë, prekeni me gisht emrin. Kjo automatikisht ia bashkëlidh këtë kujtim personit në Pemën Familjare. Nëse personi nuk është në listë, shtypeni me tastierë emrin dhe prekni me gisht te Shto të Ri. Ky kujtim ende nuk i është bashkëlidhur Pemës Familjare.
  4. Prekni me gisht tek I Përfunduar

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Programi Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk ju lejon të ngarkoni, shikoni ose etiketoni kujtime.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i redaktoj apo fshij etiketimet e personave te Kujtimet?
Si t’i etiketoj kujtimet e paraardhësve ose të afërmve të mi në Pemën Familjare?
Kush mund t’i shohë artikujt që u ngarkuan te Kujtimet për njerëzit e gjallë?

A ishte kjo e dobishme?