Si t’i etiketoj kujtimet e paraardhësve ose të afërmve të mi në Pemën Familjare?

Etiketimet në fotografi dhe dokumente përcaktojnë njerëzit që janë në to. Etiketimet gjithashtu mund të sigurojnë që fotografia ose dokumenti të shfaqet me dokumentin e personit në Pemën Familjare.

Mund të etiketoni deri në 1 000 kujtime për një person në Pemën Familjare. Nuk ekziston asnjë kufi për numrin e etiketimeve për një fotografi ose dokument të dhënë. Sidoqoftë, kur shtoni një etiketim te një fotografi, ju nevojitet ta filloni secilin etiketim në një vend të ndryshëm brenda fotografisë. Sistemi nuk ju lejon që ta vendosni një etiketim të ri mbi një etiketim ekzistues. Nëse një fotografi ka një etiketim të tërë ekranit, ju nevojitet ta zvogëloni me qëllim që të shtoni etiketime të tjera.

Mund të shtoni një etiketim te një kujtim, pavarësisht se kush e ngarkoi atë.

Hapat (faqe interneti)

Në faqen e internetit, etiketimet janë drejtkëndësha me një emër poshtë tyre.

  1. Nënshkruajeni hyrjen në FamilySearch dhe klikoni te Kujtimet.
  2. Në menunë me shpalosje, klikoni te Galeria.
  3. Që t’i shihni fotografitë tuaja, klikoni tek ikona e kamerës. Që t’i shihni dokumentet tuaja, klikoni tek ikona e dokumenteve.
  4. (Me dëshirë) Për të parë vetëm fotografitë ose dokumentet pa etiketime, klikoni te shigjeta poshtë krah komandës Vendos dhe klikoni te Pa Etiketim.
  5. Klikoni te fotografia ose dokumenti që doni të etiketoni.
  6. Në figurë, klikoni atje ku duhet të jetë etiketimi.
    • Për materialet në format pdf, shkoni te shiriti i kërkimit “Cili është në këtë kujtim?” dhe shtypni me tastierë emrin e paraardhësit. Ju nuk mund të vendosni një etiketim në një vend të caktuar brenda një materiali në format pdf.
  7. (Me dëshirë) Që ta bëni etiketimin më të madh ose më të vogël, klikoni te rrethi i gjelbër dhe tërhiqeni deri në madhësinë e duhur.
  8. (Me dëshirë) Për ta ripozicionuar etiketimin, klikoni tek etiketimi dhe tërhiqeni në pozicionin e dëshiruar.
  9. Në kutinë e tekstit, shkruani emrin e personit. Ndërkohë që shtypni me tastierë, emrat e paraardhësve dhe të afërmve tuaj shfaqen në Pemën Familjare.
    • Nëse shfaqet emri i duhur, klikoni tek ai. Kujtimi tani i është bashkëlidhur atij emri në Pemën Familjare.
    • Nëse nuk shfaqet emri i duhur, mbaroni së shtypuri me tastierë emrin dhe klikoni te Shto të Ri. Ky kujtim ende nuk i është bashkëlidhur Pemës Familjare. Nëse personi është në Pemën Familjare, klikoni te Bashkëlidh te Pema Familjare dhe gjejeni personin duke përdorur emrin apo numrin e tij ose të saj të identifikimit.
  10. Përsëriteni për këdo në fotografi ose dokument.

Hapat (programi për telefonat celularë Pema Familjare)

Në programin për telefonat celularë, etiketimet janë rrathë me një emër poshtë tyre.

Për të bërë një etiketim në një fotografi ose dokument duke përdorur programin për telefonat celularë Pema Familjare, fotografia ose dokumenti duhet të jetë etiketuar tashmë te dikush në Pemën Familjare. Ju mund ta përdorni programin që të shtoni më shumë etiketime te fotografia ose dokumenti.
 

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, paraqiteni faqen e personit të një individi që tashmë është etiketuar te kujtimi.
  2. Prekni me gisht te Kujtimet.
  3. Prekeni me gisht figurën që keni nevojë të etiketoni.
  4. Prekeni me gisht figurën.
  5. Prekni me gisht tek ikona që duket si një person me një + ose një numër. Shfaqen të gjitha etiketimet aktuale.
  6. Prekeni me gisht vendin ku duhet të jetë etiketimi. Për materialet në format pdf, shkruani emrin ose numrin e identifikimit të paraardhësit – ju nuk mund ta shkruani atë në një vend të caktuar në material.
  7. (Me dëshirë) Për ta bërë etiketimin më të madh ose më të vogël, prekni me gisht te rrethi i gjelbër dhe tërhiqeni deri në madhësinë e duhur.
  8. (Me dëshirë) Që ta ripoziciononi etiketimin, prekeni me gisht rrethin dhe tërhiqeni në pozicionin e dëshiruar.
  9. Prekni me gisht te Shto Emrin. Shfaqet një listë e njerëzve në programin tuaj për telefonat celularë Pema Familjare.
    • Nëse personi është në listë, prekeni me gisht emrin. Kjo automatikisht ia bashkëlidh këtë kujtim personit në Pemën Familjare.
    • Nëse personi nuk është në listë, shtypeni me tastierë emrin dhe prekni me gisht te Shto të Ri. Ky kujtim ende nuk i është bashkëlidhur Pemës Familjare.
  10. Prekni me gisht tek I Përfunduar.

Hapat (programi për telefonat celularë Kujtimet)

Me programin për telefonat celularë Kujtimet, ju mund t’i etiketoni fotografitë dhe dokumentet që i ngarkuat në FamilySearch.org.

  1. Në programin për telefonat celularë Kujtimet, prekeni me gisht fotografinë ose dokumentin që keni nevojë ta etiketoni.
  2. Prekeni me gisht figurën.
  3. Prekni me gisht tek ikona që duket si një person me një + ose një numër. Shfaqen të gjitha etiketimet aktuale.
  4. Prekeni me gisht vendin ku duhet të jetë etiketimi. Ju nuk mund ta etiketoni një vend të caktuar në një material në format pdf; shkruani emrin ose numrin e identifikimit që ta etiketoni personin.
  5. (Me dëshirë) Për ta bërë etiketimin më të madh ose më të vogël, prekni me gisht te rrethi i gjelbër dhe tërhiqeni deri në madhësinë e duhur.
  6. (Me dëshirë) Për ta ripozicionuar etiketimin, prekni me gisht brenda etiketimit dhe tërhiqeni në pozicionin e dëshiruar.
  7. Prekni me gisht te Shto Emrin. Shfaqet një listë e njerëzve nga linja juaj familjare.
    • Nëse personi është në listë, prekeni me gisht emrin. Kjo automatikisht ia bashkëlidh këtë kujtim personit në Pemën Familjare.
    • Nëse personi nuk është në listë, shtypeni me tastierë emrin dhe prekni me gisht te Shto të Ri. Ky kujtim ende nuk i është bashkëlidhur Pemës Familjare.
  8. Prekni me gisht tek I Përfunduar.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Programi Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk ju lejon të ngarkoni, shikoni ose etiketoni kujtime.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i etiketoj njerëzit te historitë dhe materialet zanore?
Kush mund t’i shohë artikujt që u ngarkuan te Kujtimet për njerëzit e gjallë?
Te programi Kujtimet, si t’i krijoj etiketimet e personit për njerëz me emër të njëjtë?
A mund të shtoj në Pemën Familjare kujtime rreth të afërmve të mi të gjallë?
A shfaqen kujtime private në historinë e ndryshimeve në Pemën Familjare?

A ishte kjo e dobishme?