Paraardhësi im në Pemën Familjare është i lidhur me të njëjtin prind dy herë

Mësoni rreth lidhjeve familjare që përsëriten në Pemën Familjare midis një fëmije dhe një prindi. Për ta korrigjuar gabimin, fshijeni lidhjen familjare që përsëritet.

Në shumicën e rasteve, lidhja e duhur familjare është lidhja që përfshin emrat e të dy prindërve. Përkundrazi, shpesh lidhja familjare që përsëritet, përmend vetëm një prind. Prindi tjetër etiketohet “i panjohur”. Fshijeni lidhjen familjare.

Përpara se të filloni

Kur punoni me lidhjet familjare prind-fëmijë, mund të jetë e dobishme t’i shkruani emrat, numrat e identitetit dhe lidhjet familjare të paraardhësve të përfshirë. Mos harroni se mund të përdorni listën e ndryshimeve më të fundit për të zhbërë ndryshimet, nëse bëni një gabim.

Hapat (faqe interneti)

  1. Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Gjeni fëmijën me lidhje familjare që përsëritet.
  3. Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni përsëri tek emri i personit.
  4. Klikoni te nënndarja Hollësitë.
  5. Rrëshqitni te pjesa Pjesëtarët e Familjes. Gjeni fëmijën nën prindin me një bashkëshort/e të panjohur. 
  6. Klikoni tek ikona Redakto .
  7. Pranë emrit të fëmijës, klikoni te Hiq ose Zëvendëso.
  8. Për të treguar që i keni shqyrtuar lidhjet familjare, burimet dhe shënimet për individët, klikoni te kutia përzgjedhëse.
  9. Klikoni te Hiqni Prindërit.
  10. Shpjegoni arsyen dhe pastaj klikoni te Hiq.
  11. Rifreskojeni faqen. Nuk e shihni më fëmijën dhe prindin e vetëm.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, lundroni te faqja “Personi” e fëmijës me lidhjen familjare që përsëritet.
  2. Prekni me gisht nënndarjen Prindërit.
  3. Gjeni emrin e fëmijës dhe prekni me gisht tek ikona redakto.
  4. Prekni me gisht te Prindër të Gabuar.
  5. Shpjegoni arsyen dhe më pas prekni me gisht te Hiq. (Për Apple iOS, prekni me gisht te Vazhdo në mënyrë që të shkruani arsyen tuaj pse bëni ndryshimin dhe më pas prekni me gisht te Hiq.)
  6. Kur procesi të përfundojë, nuk do ta shihni më fëmijën me prindin e vetëm.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Ndërkohë që keni nënshkruar hyrjen te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar, lundroni te faqja “Personi” e fëmijës që ka prindër të pasaktë.
  2. Nën emrin e individit, klikoni te Shih Familjen.
  3. Nën Prindërit dhe Vëllezërit/Motrat, gjeni emrin e fëmijës dhe klikoni tek ikona Redakto.
  4. Për t’i hequr të dy prindërit, klikoni te Hiq ose Zëvendëso pranë fëmijës.
  5. Shpjegoni arsyen dhe pastaj klikoni te Hiq.
  6. Rifreskojeni faqen. Nuk e shihni më fëmijën dhe prindin e vetëm.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i korrigjoj lidhjet familjare prind‑fëmijë te Pema Familjare?
Si ta shoh se çfarë ndryshimesh janë bërë rreth një personi te Pema Familjare?
I njëjti fëmijë shfaqet më shumë sesa një herë në një familje te Pema Familjare

A ishte kjo e dobishme?