Si ta fshij një person nga Pema Familjare?

Nëse e krijuat ju dokumentin dhe asnjë kontribues tjetër nuk e ka ndryshuar, mund ta fshini dokumentin e një personi të vdekur nga Pema Familjare. Gjithashtu, mund ta fshini dokumentin e një personi të gjallë nëse e keni shtuar ju në Pemën Familjare.

Mesazhi “Fshi Personin Nuk Është në Dispozicion” shfaqet nëse nuk mund ta fshini një person. Kjo mund të ndodhë nëse një kontribues tjetër ka shtuar diçka në dokument (duke përfshirë burime, kujtime, marrëdhënie etj.) Nëse ndryshimet në dokument janë bërë nga persona të tjerë, ju nuk jeni më kontribuesi i vetëm dhe nuk mund ta fshini dokumentin.

Përpara se të filloni

Kur fshini një dokument, ndodhin këto ndryshime:

  • Pema Familjare heq çdo lidhje familjare me individë të tjerë.
  • Dokumenti nuk mund të modifikohet më.
  • Dokumenti mund të kërkohet vetëm me anë të numrit të identifikimit.

Ky proces mund të duket paksa i frikshëm, por jini të sigurt se ka mënyra për t’i rivendosur dokumentet ose lidhjet familjare që janë fshirë, nëpërmjet veçorisë Ndryshimet më të Fundit. Për të mësuar se si, shihni artikujt e ngjashëm të lidhur në fund.
Nëse nuk jeni në gjendje ta fshini një dokument, ju lutemi, mos e hiqni informacionin në mënyrë që ta fshihni. Thjesht vihuni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes të programit FamilySearch.

Nëse gjeni një dokument që e ndryshoi dikush me qëllim për ta fshehur, ju lutemi, përdorni veçorinë “Raporto për Keqpërdorim” në faqen “Personi” të dokumentit në fjalë. Një ekip i brendshëm do ta shqyrtojë situatën dhe do të ndërmarrë veprimin e duhur.

Hapat (faqe interneti)

  1. Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Gjeni personin që dëshironi të fshini.
  3. Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni sërish tek emri i personit. Ju do të mbërrini te faqja e atij personi.
  4. Klikoni te nënndarja Hollësitë.
  5. Rrëshqitni poshtë te pjesa Mjetet në kolonën e djathtë.
  6. Klikoni te Fshi Personin. Nëse hallka lidhëse thotë Fshi Personin Nuk Është në Dispozicion, kjo do të thotë që kontribuues të shumtë kanë bërë ndryshime në dokument. Merrini në shqyrtim këto alternativa:
    • Nëse personi nuk ka ekzistuar ndonjëherë, vihuni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes të programit FamilySearch.
    • Fshijini lidhjet familjare.
    • Bashkojini dokumentet e përsëritura.
    • Redaktojini të dhënat e pasakta.
    • Shtojeni informacionin e burimit.
  7. Shqyrtojeni informacionin në dritaren që shfaqet Fshi Personin.
  8. Shpjegoni arsyen se përse po e fshini personin.
  9. Shenjojini kutitë që tregojnë se i shqyrtuat lidhjet familjare dhe përfshitë një deklarim arsyeje.
  10. Klikoni te Fshi.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, lundroni te faqja “Personi” e individit dokumentin e të cilit dëshironi ta fshini.
  2. Prekni me gisht tri pikat në cepin e sipërm djathtas.
    • Android: Prekni me gisht te Fshi Personin.
    • Apple iOS: Prekni me gisht te Më Shumë, pastaj prekni me gisht te Fshi Personin.
    • Nëse merrni mesazhin Fshi Personin Nuk Është në Dispozicion, nuk mund ta fshini personin. Në të kundërt, vazhdoni me hapat.
  3. Shqyrtojeni informacionin në dritaren Fshi Personin.
  4. Shkruani një arsye për ta fshirë personin.
  5. Prekni me gisht te Fshi.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk ofron mundësi për fshirjen e dokumentit të një personi.

Publikoni një Pyetje në Komunitetin e programit FamilySearch

Nëse keni pyetje të mëtejshme, ju lutemi, publikojeni pyetjen tuaj në Komunitetin e programit FamilySearch.

  1. Nënshkruani hyrjen te Komuniteti i programit FamilySearch.
  2. Klikoni te Ndihmë për programin FamilySearch.
  3. Klikoni te një temë që përputhet me pyetjen tuaj.
  4. Klikoni te Publikim i Ri.
  5. Bëni një përmbledhje të pyetjes suaj.
  6. Në kutinë e mëposhtme Pyetja, shtoni hollësitë. Këtu është vendi ku do të shkruani numrin e identifikimit të Pemës, emrin e plotë të personit dhe lidhjen tuaj familjare me personin. Mos përfshini asnjë informacion privat, të tillë si emrin e përdoruesit, numrin e ndihmuesit ose adresën e postës elektronike.
  7. Për të bashkëlidhur më shumë informacione, klikoni tek ikona e kapëses së letrës.
  8. Klikoni te Bëni Pyetje.

Artikuj të ngjashëm

Si ta rivendos një dokument të fshirë të një personi te Pema Familjare?
Si e ruan Pema Familjare privatësinë e njerëzve të gjallë?
Si t’i bashkoj dokumentet me përsëritje të mundshme te Pema Familjare?
Si t’i bashkoj dokumentet e përsëritura të njerëzve të gjallë ose njerëzve me informacion të fshehur që shtova në Pemën Familjare?

A ishte kjo e dobishme?