Ku t’i gjej mesazhet e mia?

Mesazhet në FamilySearch janë një mjet për të komunikuar me njerëzit e tjerë që përdorin programin FamilySearch. Mesazhi fillestar duhet të dërgohet nëpërmjet mundësisë “Dërgo një Mesazh” që shikoni kur klikoni tek emri i një kontribuesi te Pema Familjare. Pasi të jetë dërguar mesazhi fillestar, mund të filloni të komunikoni me atë person nëpërmjet Mesazheve.

Ju lutemi, përdorni mesazhet në FamilySearch për të shpërndarë kujtimet dhe për të zbuluar më shumë rreth paraardhësve tuaj. Nëse në çfarëdo kohë merrni një mesazh të padëshiruar ose fyes, janë në dispozicion për ju mundësitë në vijim:

  • Mund ta raportoni mesazhin si keqpërdorim.
  • Mund ta fshini mesazhin nga kutia juaj e mesazheve hyrëse.
  • Mund të aktivizoni funksionin “pa zë” ndaj personit që dërgoi mesazhin, në mënyrë që mesazhet e tij ose të saj të mos jenë më të dukshme për ju.

Për të hyrë te Mesazhet, sigurohuni që të nënshkruani hyrjen.

Hapat (faqe interneti)

  1. Në cepin e sipërm në të djathtë të faqes FamilySearch.org, klikoni tek ikona Mesazhet. Kjo ikonë është kutia e dialogut me tri vija horizontale brenda saj.
  2. Shfaqet një kuti për shikimin paraprak të mesazheve tuaja. Për të shkuar në faqen kryesore të Mesazheve, klikoni te Shfaq të Gjitha Mesazhet.
    • Mund edhe të rrëshqitni në pamjen paraprake dhe të klikoni te mesazhi që dëshironi të lexoni.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Hapeni programin për telefonat celularë Pema Familjare.
  2. Hapni ekranin e menusë.
    • Apple: Në cepin e poshtëm në të djathtë të ekranit, prekni me gisht 3 pikat.
    • Android: Në cepin e sipërm në të majtë të ekranit, prekni me gisht 3 vijat.
  3. Prekni me gisht te Mesazhet
  4. Mesazhet tuaja shfaqen në ekran. Kategoritë e mesazheve renditen në krye të mesazheve. Për t’i ndërruar kategoritë, prekni me gisht kategorinë që dëshironi të shikoni.
  5. Rrëshqitni nëpër listën e mesazheve derisa të gjeni atë që dëshironi të lexoni. Për ta lexuar mesazhin, prekeni me gisht.
  6. Për t’u përgjigjur, shkruajeni mesazhin tuaj në kutinë e vogël drejtkëndëshe në fund të ekranit.
  7. Kur të mbaroni, prekni me gisht ikonën dërgo.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Për fat të keq, Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk e ofron mundësinë e dërgimit të mesazheve. Ju lutemi, përdoreni faqen e internetit FamilySearch.org ose në vend të saj programin Pema Familjare.

Artikuj të ngjashëm

Si ta përdor veçorinë Mesazhet në FamilySearch?
Si t’i raportoj keqpërdorimin, mesazhet e padëshiruara [spam], kujtimet e papërshtatshme dhe përmbajtje të tjera?
Si ta fshij një mesazh te veçoria Mesazhet në FamilySearch?
Si ta aktivizoj funksionin “pa zë” ndaj dikujt apo ta bllokoj dikë që të mos më dërgojë mesazhe?

A ishte kjo e dobishme?