Ku mund ta gjej numrin tim të dokumentit në Kishë?

Nëse jeni anëtar/e i/e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ju mund ta gjeni numrin tuaj të dokumentit në Kishë në disa vende si:

  • Faqja ChurchofJesusChrist.org dhe programi për telefonat celularë Mjetet e Anëtarit – Anëtarët kanë qasje te numrat e tyre dhe numrat e fëmijëve që varen prej tyre, në ChurchofJesusChrist.org
  • Nëpunësi për anëtarësinë – Shihni funksionin Gjetësi i Shtëpive të Mbledhjeve për vendndodhjet e shtëpive të mbledhjeve.
  • Përmbledhje e Ordinancave Individuale – Ju mund ta merrni atë nga nëpunësi juaj për anëtarësinë.
  • Rekomandimi i tempullit – Në rekomandimin tuaj të tempullit, numri juaj i dokumentit në Kishë është shkruar me dorë. Ai shfaqet nën Muajin e Lëshimit dhe Vitin e Lëshimit. Kutia me numrin e dokumentit në Kishë ka një emërtim të Numrit të Dokumentit. Kodi i shiritit në krah gjithashtu ka një numër. Numri i kodit të shiritit nuk është numri i dokumentit tuaj në Kishë. 

Shënim: Anëtarët e sapopagëzuar të Kishës marrin një numër dokumenti rreth 24 orë pasi nëpunësi i lagjes, degës, distriktit ose misionit ia dorëzon informacionin Sektorit të Anëtarësisë së Kishës. Nëpunësi nuk mund të krijojë një Përmbledhje të Ordinancave Individuale derisa kjo procedurë të përfundohet.

Nëse merrni një mesazh gabimi gjatë regjistrimit që tregon se informacioni juaj i anëtarësisë është i pasaktë, ju lutemi, verifikoni se informacioni që shkruat përkon me informacionin në Përmbledhjen e Ordinancave Individuale (në dispozicion nga nëpunësi i njësisë suaj) dhe më pas vihuni në kontakt me zyrën e Përkrahjes të programit FamilySearch

A ishte kjo e dobishme?