Çfarë janë grupet familjare?

Grupet familjare të programit FamilySearch i lejojnë përdoruesit të bashkëpunojnë dhe komunikojnë nëpërmjet dërgimit të mesazheve nga programi FamilySearch. Anëtarët e grupit mund t’u dërgojnë mesazhe të gjithë anëtarëve të grupit.

A kanë grupet një kufi madhësie?

Një grup mund të ketë deri në 100 përdorues të programit FamilySearch.

Me sa grupe familjare mund të bashkohem?

Çdo përdorues i programit FamilySearch mund të bashkohet me deri në 10 grupe familjare.

A mund të shpërndajnë anëtarët e grupit informacione për personat e gjallë në Pemën Familjare?

Jo. Informacionet për personat e gjallë janë të dukshme vetëm për përdoruesin që i krijoi ato.

A mund të shohin ose shpërndajnë kujtime private pjesëtarët e grupit?

Jo. Kujtimet private janë të dukshme vetëm për përdoruesin që i krijoi ato.

Artikuj të ngjashëm

Si të krijoj një grup familjar?
Si të ftoj njerëz që të bashkohen me një grup familjar?
Si të bashkohem me një grup familjar?
Si t’i redaktoj emrin e grupit, fotografinë, përshkrimin dhe rregullat e grupit?
Si të jap të drejta administrimi në një grup familjar?
Si t’i dërgoj mesazh një grupi familjar?

A ishte kjo e dobishme?