Si ta heq një problem me të dhënat nga një person te Pema Familjare?

Kur Pema Familjare dallon një problem të pamundur ose që nuk ka gjasa të ndodhë, me të dhënat për një person, sistemi shfaq një alarm për problemin me të dhënat ( ). Shembuj të problemeve me të dhënat përfshijnë një fëmijë datëlindja e të cilit është përpara datës së lindjes së një prindi ose një person që jetoi për më shumë se 120 vjet.

Nëse janë të sakta, disa probleme me të dhënat mund të hiqen. Probleme të tjera me të dhënat zhduken vetëm pasi të korrigjohen të dhënat që po e shkaktojnë problemin.

Hapat (faqe interneti)

  1. Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Gjeni personin me problemin me të dhënat.
  3. Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni përsëri tek emri i personit.
  4. Klikoni te nënndarja Hollësitë.
  5. Gjeni pjesën Ndihmë për Kërkim në anën e djathtë.
  6. Klikoni te problemi me të dhënat që dëshironi të hiqni. Nëse problemi me të dhënat mund të hiqet, menuja që shfaqet ka një hallkë lidhëse të quajtur Hiqe.
  7. Klikoni te Hiqe.
  8. Shkruani një deklarim arsyeje.
  9. Klikoni te Hiqe.

Hapat (programi për telefonat celularë)

Programi për telefonat celularë Pema Familjare nuk i shfaq problemet me të dhënat. Vizitoni faqen e internetit për këtë detyrë.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk i shfaq problemet me të dhënat. Vizitoni faqen e plotë të internetit për këtë detyrë.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i rregulloj problemet me të dhënat te Pema Familjare?
Cilat janë të gjitha problemet e mundshme me të dhënat te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?