Si ta korrigjoj shtegun e klanit te Pema Familjare?

Automatikisht, shtegu i verdhë i klanit që shfaqet në pamjen Paraardhësi i Parë ndjek linjën e drejtpërdrejtë nga ana e babait mes paraardhësit të parë në krye dhe personit në fokus në fund. Ju mund ta korrigjoni shtegun e klanit nëse është e nevojshme për të shfaqur birësime ose situata të tjera ku shtegu i klanit nuk është i saktë.

Nëse shtegu i klanit është i pasaktë, ndiqni këtë proces bazë për ta korrigjuar atë.

  1. Shtoni prindërit të cilët duhet të jenë në shtegun e klanit te Pema Familjare.
  2. Përzgjidhni prindërit të cilët duhen të jenë në shtegun e klanit si prindërit e parapëlqyer.
  3. Shtoni paraardhësin e parë te personi që duhet të jetë në klan.
  4. Kthehuni te personi origjinal në fokus.

Këshillë: Përpara se të kaloni nëpërmjet këtyre hapave, kontrollojeni sërish që ju jeni pjesë e klanit të këtij paraardhësi/eje. Rregullat e shtegut të klanit janë më të hollësishme se lidhjet e tjera gjenealogjike, kështu që edhe nëse keni lidhje familjare, ato përsëri mund të mos lidhen.

(Me dëshirë) Kopjojeni numrin e identifikimit të paraardhësit të parë:

Kopjimi i numrit të identifikimit të paraardhësit të parë, e bën më të lehtë një pjesë të këtij procesi korrigjues:

  1. Në trungun familjar të Paraardhësit të Parë, shfaq paraardhësin e parë.
  2. Te kuadrati i paraardhësit të parë, klikoni te numri i identifikimit, i cili shfaqet poshtë emrit dhe viteve.

Hapi 1. Shtojini prindërit te Pema Familjare.

Sigurohuni që Pema Familjare përmban prindërit që duhet të jenë në shtegun e klanit. Nëse një person është birësuar në një klan tjetër, ju mund të shtoni si prindërit biologjikë ashtu edhe ata birësues.

  1. Në trungun familjar të Paraardhësit të Parë, klikoni te kuadrati i personit që duhet të jetë në shtegun e klanit.
  2. Te paneli anash, klikoni te Shiko Personin.
  3. Te faqja e personit, rrëshqitni poshtë për te Pjesëtarët e Familjes.
  4. Nëse prindërit e saktë nuk janë renditur, klikoni te Shto Prindin dhe shtojini ata.

Hapi 2. Përzgjidhni prindërit e parapëlqyer.

Pema Familjare përdor prindërit e parapëlqyer për të shfaqur shtegun e klanit. Nëse shtegu i klanit duhet të kalojë përmes prindërve birësues, zgjidhini ata si prindërit e parapëlqyer:

  1. Në faqen e personit, rrëshqitni poshtë te pjesa Pjesëtarët e Familjes nëse është e nevojshme.
  2. Gjeni prindërit birësues nëpërmjet të cilëve duhet të kalojë shtegu i klanit.
  3. Klikoni tek I/E Parapëlqyer.

Shënim: Mundësia I/E Parapëlqyer shfaqet kur një person është i lidhur me më shumë se një grup prindërish. Nëse një person ka vetëm një grup prindërish, ata janë automatikisht prindërit e parapëlqyer.

(Me dëshirë) Caktoni llojin e lidhjes familjare.

Te Pema Familjare, llojet e lidhjeve familjare identifikojnë mënyrën se si janë të lidhur prindërit dhe fëmijët. Automatikisht, Pema Familjare e vendos një lidhje familjare prind-fëmijë si biologjike. Ju mund ta ndryshoni atë në birësues, në kujdestari të përkohshme, kujdestari ose thjeshtër.

Ky hap, megjithëse nuk kërkohet, rekomandohet sepse e lejon Pemën Familjare ta ruajë dhe paraqesë informacionin më saktë.

  1. Në pjesën Pjesëtarët e Familjes, gjeni personin në kolonën e dytë, të renditur si një fëmijë me prindër.
  2. Klikoni te .
  3. Nën informacionin për babanë, klikoni te Shto Llojin e Lidhjes Familjare.
  4. Ndryshojeni Biologjik në llojin e saktë.
  5. Shkruani një arsye që të shpjegojë përse informacioni është i saktë.
  6. Klikoni te Ruaj.
  7. Përsëriteni këtë proces për bashkëshorten.

Hapi 3. Shtoni paraardhësin e parë.

Shtoni paraardhësin e parë te personi ku ndërpritet shtegu i klanit.

  1. Te faqja e personit, ngjituni lart, dhe më pas klikoni te Shiko Pemën. Ju jeni kthyer te trungu familjar i paraardhësit të parë.
  2. Nëse personi që duhet të jetë në klan nuk është personi në fokus, kthejeni atë në atë pozicion:
    1. Klikoni te kuadrati i personit që duhet të jetë në klan.
    2. Te paneli anash, klikoni te Shiko Pemën.
  3. Te kutia e mesazhit, klikoni te Shto Paraardhësin e Parë.
  4. Klikoni te Me Anë të Numrit të Identifikimit
  5. Ngjiteni numrin e identifikimit të paraardhësit të parë.
  6. Klikoni te Tjetër.
  7. Klikoni te Shto Përkimin.
  8. Klikoni te Në rregull.

(Me dëshirë) Rregulloni çdo problem me të dhënat në shtegun e klanit.

Sistemi mund të mos jetë në gjendje ta gjejë shtegun e klanit nëse ka probleme me të dhënat brenda linjës familjare. Problemet e zakonshme si njerëz të përsëritur, lidhje të gabuara me veten dhe lidhje të gabuara familjare mund të shkaktojnë gabime. Shih Artikuj të Ngjashëm për të mësuar mbi gabimet.

Hapi 4. Kthehuni te personi juaj origjinal në fokus.

Ju mund të ktheheni tani te personi juaj origjinal në fokus.

  1. Klikoni te Më të Fundit.
  2. Klikoni tek emri i personit.

Shtegu i verdhë i klanit tani duhet të shfaqet i saktë.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i shtoj prindërit si thjeshtër, birësues dhe kujdestarë të përkohshëm te një fëmijë në Pemën Familjare?
Si t’i vendos bashkëshortin/en ose prindërit e parapëlqyer te Pema Familjare?
Si t’i specifikoj lidhjet familjare si biologjike, thjeshtër, birësues dhe në kujdestari të përkohshme te Pema Familjare?
Si t’i rregulloj problemet me të dhënat te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?