Si të krijoj një grup familjar?

Në programin FamilySearch, krijoni një grup familjar për të bashkëpunuar e komunikuar lehtësisht mes familjes suaj nëpërmjet dërgimit të mesazheve nga programi FamilySearch. Kur është pjesë e një grupi, një përdorues mund t’u dërgojë mesazh të gjithë pjesëtarëve të grupit njëherësh.

Secili përdorues i programit FamilySearch bashkohet vetëm me një grup familjar. Nëse krijoni një grup, automatikisht ju jeni pjesëtari i parë i atij grupi dhe administratori i atij grupi.

Hapat (faqe interneti)

  1. Te FamilySearch.org, klikoni tek emri juaj.
  2. Përzgjidhni veçorinë Grupet Familjare.
  3. Klikoni te Krijo Grupin.
  4. (Me Dëshirë) Klikoni te dhe ngarkoni një fotografi për grupin.
  5. Shkruani një emër grupi.
  6. (Me Dëshirë) Shkruani një përshkrim për grupin.
  7. Klikoni te kutia përzgjedhëse për marrëveshjen.
  8. Klikoni te Krijo Grupin.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, hapni veçorinë Grupet Familjare:
    • Për telefonat me sistemin Apple iOS: Prekni me gisht te Më Shumë.
    • Për telefonat me sistemin Android: Lart në të majtë, prekni me gisht te .
  2. Prekni me gisht te Grupet Familjare.
  3. Prekni me gisht te Krijo Grupin.
  4. (Me Dëshirë) Prekni me gisht te dhe ngarkoni një fotografi për grupin.
  5. Shkruani një emër grupi.
  6. (Me Dëshirë) Shkruani një përshkrim për grupin.
  7. Prekni me gisht te kutia përzgjedhëse për marrëveshjen.
  8. Prekni me gisht te Ruaj.

Hapa të mëtejshëm

Pasi të keni krijuar një grup familjar, ju mund të ftoni përdorues të tjerë të programit FamilySearch që të bashkohen me të. Të gjithë pjesëtarët e grupit do t’i marrin mesazhet që i janë dërguar grupit.

Artikuj të ngjashëm

Çfarë janë grupet familjare?
Si të ftoj njerëz që të bashkohen me një grup familjar?
Si të bashkohem me një grup familjar?
Si ta redaktoj emrin, fotografinë ose përshkrimin e një grupi?
Si t’i jap të drejta administrimi një grupi familjar?
Si t’u dërgoj mesazh pjesëtarëve të një grupi familjar?

A ishte kjo e dobishme?