A mund t’i lejoj njerëzit e tjerë që ta përdorin emrin tim të përdoruesit dhe fjalëkalimin?

Ju lutemi, mos ua tregoni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj në FamilySearch njerëzve të tjerë. Kur u regjistruat për të përdorur programin FamilySearch, ratë dakord që ta mbani këtë informacion konfidencial si pjesë të kushteve të përdorimit.

Në vend që t’ia jepni dikujt tjetër emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin, ju lutemi, në vend të kësaj merrni parasysh mundësitë në vijim:

  • Ta ndihmoni atë person të krijojë llogarinë e vet në FamilySearch.
  • Të përdorni mjetin Planifikues te Burime për Ndihmuesin për ta ndihmuar një vizitor tjetër ose ta lejoni dikë tjetër që ta përdorë Planifikuesin për t’ju ndihmuar ju.

Shënim: Planifikuesi është një mjet që i mundëson një vizitori të ketë të drejtë hyrje te Pema Familjare nga këndvështrimi i një vizitori tjetër. 

Artikuj të ngjashëm

Si ta ndihmoj një person tjetër të krijojë një llogari?
Si ta përdor hallkën lidhëse Ndihmo të Tjerët në programin Pema Familjare?
Si ta shtoj ose fshij një person nga lista ime në Planifikues?
Dikush e ndryshoi ose e përdori llogarinë time

A ishte kjo e dobishme?