Si ta ndryshoj gjendjen nga i/e vdekur në i/e gjallë te Pema Familjare?

Mbrojtja e privatësisë së individëve dhe familjeve është një përparësi e madhe për programin FamilySearch.

Procesi për ta ndryshuar gjendjen e një dokumenti te Pema Familjare nga i/e vdekur në i/e gjallë funksionon ndryshe në varësi të faktit a jeni kontribues dhe sa kontribues ekzistojnë. Kur e ndryshoni dokumentin nga i/e vdekur në i/e gjallë, dokumentin e zhvendosin në hapësirën private të një përdoruesi. Nëse jeni kontribuesi i vetëm, personi lëviz në hapësirën tuaj private. Nëse nuk jeni kontribues ose dokumenti ka kontribues të shumtë, procesi është pak më i ndërlikuar.

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mund ta shohin ndonjëherë një person të gjallë si të vdekur. Nëse hasni një nga këto situata, ju lutemi, vihuni në kontakt me ne:

  • Dokumenti i anëtarësisë në Kishë të personit u shenjua pasaktësisht si i/e vdekur.
  • Përfundimi i punës në tempull e shenjoi personin pasaktësisht si të vdekur.

Përpara se të filloni

Sigurohuni që veçoritë e llogarisë suaj të përmbajnë një adresë të vlefshme të postës elektronike ose numër të vlefshëm telefoni. Të dy mund të jenë të dobishëm për punën gjatë procesit të ndryshimit të gjendjes së individit. Nëse po përdorni një kompjuter dore, ju sugjerojmë të përdorni programin për telefonat celularë Pema Familjare në vend që të përdorni faqen e internetit.

Hapat (faqe interneti)

Nëse jeni kontribuesi i vetëm:

  1. Lundroni drejt faqes së personit për individin që është gjallë.
  2. Klikoni te Hollësitë.
  3. Në pjesën Të Dhënat mbi Jetën, në krah të datës së renditur të vdekjes, përzgjidhni Redakto.
  4. Në kutinë që shfaqet, klikoni te rrethi i emërtuar I/E Gjallë.
  5. Shkruani nga e dini që ky person është gjallë.
  6. Klikoni te Ruaj.

Fjala “I/E Gjallë” tani shfaqet te fusha Vdekja dhe banderola Person Privat shfaqet në krye të faqes së personit. Dokumenti tani është i dukshëm vetëm për ju.

Nëse nuk jeni kontribuesi i vetëm:

  7. Shkruani një shpjegim për administratorin e sistemit që ai ta shqyrtojë kërkesën tuaj. Ju lutemi, jepni këtë informacion:
    • Lidhjen tuaj familjare me individin që ka nevojë për vëmendje.
    • Dhe nga e dini që ky person është gjallë.
    • Nëse është e mundur, adresën fizike aktuale të personit të gjallë.
  8. Klikoni te Dorëzo.

Një kërkesë tani i shkon sektorit të Përkrahjes të programit FamilySearch. Një administrator i sistemit e shqyrton kërkesën tuaj dhe ndërmerr hapat e duhur. 

Hapat (programi për telefonat celularë)

Nëse jeni kontribuesi i vetëm:

  1. Lundroni drejt faqes së personit për individin që është gjallë.
  2. Prekni me gisht te Hollësitë.
  3. Në pjesën Të Dhënat mbi Jetën, prekni me gisht datën e vdekjes.
  4. Në cepin e djathtë të ekranit, prekni me gisht te Redakto.
  5. Në varësi të pajisjes suaj, prekni me gisht ose rrethin ose drejtkëndëshin e emërtuar I/E Gjallë.
  6. Shkruani nga e dini që ky person është gjallë.
  7. Prekni me gisht te Ruaj.

Fjala “I/E Gjallë” tani shfaqet te fusha Vdekja dhe banderola Person Privat shfaqet në krye të faqes së personit. Dokumenti tani është i dukshëm vetëm për ju.

Nëse nuk jeni kontribuesi i vetëm:

  1. Lundroni drejt faqes së personit për individin që është gjallë.
  2. Prekni me gisht te Hollësitë.
  3. Në pjesën Të Dhënat mbi Jetën, prekni me gisht datën e vdekjes.
  4. Në cepin e djathtë të ekranit, prekni me gisht te Redakto.
  5. Në varësi të pajisjes suaj, prekni me gisht ose rrethin ose drejtkëndëshin e emërtuar I/E Gjallë.
  6. Shkruani nga e dini që ky person është gjallë.
  7. Prekni me gisht te Ruaj.
  8. Shkruani një shpjegim për administratorin e sistemit i cili mund ta shqyrtojë kërkesën tuaj. Ju lutemi, jepni këtë informacion:
    • Lidhjen tuaj familjare me individin që ka nevojë për vëmendje.
    • Nga e dini që ky person është gjallë.
    • Nëse është e mundur, adresën fizike aktuale të personit të gjallë.
  9. Klikoni te Dorëzo.

Një kërkesë tani i shkon sektorit të Përkrahjes të programit FamilySearch. Një administrator i sistemit e shqyrton kërkesën tuaj dhe ndërmerr hapat e duhur. 

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Nëse jeni kontribuesi i vetëm i informacionit:

Lundroni drejt faqes së personit për personin që është gjallë.

  1. Klikoni te data e vdekjes dhe më pas klikoni te Redakto.
  2. Klikoni te rrethi i emërtuar I/E Gjallë.
  3. Shkruani nga e dini që ky person është gjallë.
  4. Klikoni te Ruaj.

Fjala “I/E Gjallë” tani shfaqet te fusha Vdekja dhe banderola Person Privat shfaqet në krye të faqes së personit. Dokumenti tani është i dukshëm vetëm për ju.

Nëse nuk jeni kontribuesi i vetëm:

  1. Lundroni drejt faqes së personit për individin që është gjallë.
  2. Klikoni te data e vdekjes dhe më pas klikoni te Redakto.
  3. Klikoni te rrethi i emërtuar I/E Gjallë.
  4. Shkruani nga e dini që ky person është gjallë.
  5. Klikoni te Ruaj.
  6. Shkruani një shpjegim për administratorin e sistemit i cili mund ta shqyrtojë kërkesën tuaj. Ju lutemi, jepni këtë informacion:
    • Lidhjen tuaj familjare me individin që ka nevojë për vëmendje.
    • Nga e dini që ky person është gjallë.
    • Nëse është e mundur, adresën fizike aktuale të personit të gjallë.
  7. Klikoni te Dorëzo.

Një kërkesë tani i shkon sektorit të Përkrahjes të programit FamilySearch. Një administrator i sistemit e shqyrton kërkesën tuaj dhe ndërmerr hapat e duhur. 

Puna me një administrator sistemi.

Administratori mund të vihet në kontakt me ju për t’ju pyetur për adresën fizike të personit të gjallë. Adresa e ndihmon administratorin të verifikojë gjenden i/e gjallë të individit.

Nëse administratori e bën përditësimin dhe ju nuk mund ta shihni më dokumentin e personit te Pema Familjare, mund ta shtoni personin.

Artikuj të ngjashëm

Si ta ndryshoj informacionin me të dhënat mbi jetën te Pema Familjare?
A mund të shtoj kujtime rreth familjarëve të mi të gjallë në Pemën Familjare?
Si ta ndryshoj gjendjen nga i/e gjallë në i/e vdekur te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?