Çfarë janë njerëzit e gjallë dhe njerëzit me informacion të fshehur te Pema Familjare?

Pema Familjare e mbron privatësinë duke kufizuar personat që mund t’i shikojnë dokumentet për njerëzit e gjallë dhe njerëzit me informacion të fshehur. Vetëm përdoruesi që ka shkruar informacionin rreth një personi të gjallë ose me informacion të fshehur te Pema Familjare mund ta shohë ose ta ndryshojë atë.

Ju lutemi, kini parasysh këto 2 përjashtime të mundshme:

  • Kujtimet që u bashkëngjiten njerëzve të gjallë dhe njerëzve me informacion të fshehur, është e mundur të shihen nga kushdo. Ne rekomandojmë që t’i vendosni si private kujtimet për njerëzit e gjallë ose njerëzit me informacion të fshehur.
  • Nëse një person i gjallë ose me informacion të fshehur është i lidhur me një pjesëtar të vdekur të familjes, përdorues të tjerë mundet ta shohin, ndryshojnë ose fshijnë informacionin për lidhjen familjare.

Njerëzit e gjallë

Në Pemën Familjare, çdo person shenjohet si i gjallë ose i vdekur. Ju mund ta shihni këtë informacion te pjesa Të Dhënat mbi Jetën të hollësive të personit.

Njerëzit me informacion të fshehur

Te Pema Familjare, administruesit e të dhënave e vendosin herë pas here dokumentin e një personi të vdekur si të fshehur. Dokumenti më pas bëhet i dukshëm vetëm për përdoruesin që e shtoi atë. Te Pema Familjare, ju mund ta përcaktoni një person me informacion të fshehur, sepse shfaqet shiriti i verdhë dhe pjesa Të Dhënat mbi Jetën tregon se personi ka vdekur.

Administruesit i shenjojnë dokumentet si të fshehura nëse mundësia e publikut për ta parë informacionin mund ta dëmtojë kontribuesin. Ne nuk pranojmë kërkesa nga përdoruesit për t’i shenjuar dokumentet si të fshehura.

Artikuj të ngjashëm

Kush mund t’i shohë familjarët e mi të gjallë në Pemën Familjare?
Si përcaktohet në Pemën Familjare nëse një person është i gjallë ose i vdekur?
Si e ruan Pema Familjare privatësinë e njerëzve të gjallë?
A janë bërë ndonjëherë publikë njerëzit me informacion të fshehur në hapësirën time private në Pemën Familjare?
Si ta shoh listën e njerëzve privatë dhe njerëzve me informacion të fshehur që kam shtuar te Pema Familjare?
Si ta bëj privat një kujtim?

A ishte kjo e dobishme?