Përcaktimi nëse një burim përkon me paraardhësin tuaj

source match Top Image.png

Identifikimi i një përkimi nuk është gjithmonë i lehtë. Ja disa udhëzime nga ekspertë për t’ju ndihmuar të përcaktoni nëse një dokument përkon ose jo me një paraardhës:

  • Pyesni veten: “Në ç’masë përkon burimi me të dhënat mbi jetën, vendet dhe lidhjet familjare që gjenden tashmë në Pemën Familjare?”
  • Pyesni veten: “A ka mjaftueshëm informacion për të nxjerrë përfundimin që dokumenti dhe Pema Familjare përshkruajnë të njëjtin person?” Disa dokumente të pagëzimit në kishë tjetër, për shembull, renditin emrin e nënës ose të babait, por asnjë informacion tjetër mbi të dhënat mbi jetën, të tilla si mosha ose data e lindjes. Megjithëse emri është i rëndësishëm, nuk është kurrë ide e mirë që, bazuar vetëm tek emri, të nxirret përfundimi se një burim flet për një person të caktuar në Pemën Familjare.
  • Pyesni veten: “A ka ndonjë shenjë paralajmëruese madhore?” Për shembull, merrni parasysh një situatë në të cilën shumica e hollësive te dokumenti duket se përkojnë me Pemën Familjare – përveç vitit të lindjes, i cili paraqet një diferencë prej 15 vitesh. Në këtë rast, dokumenti mund të jetë në fakt për një kushëri/rë.
  • Pyesni veten: “Sa i besueshëm është dokumenti?” Në përgjithësi, dokumenti historik që është më i afërti në kohë me ngjarjen, është më i besueshmi. Për shembull, dokumenti i lindjes është më i besueshëm për sa i përket informacionit të lindjes sesa një dokument vdekjeje që mund të përfshijë edhe informacionin e lindjes.

Së fundi, mbani mend se gabimet mund të jenë më të zakonshme në disa lloje dokumentesh sesa në disa të tjera. Për shembull, një person që bëri regjistrimin e popullsisë, mund t’i ketë shkruar emrat pa pyetur se si germëzohen saktësisht. Ose mosha e një personi mund të jetë shkruar me përafërsi.
Në të kundërtën, në një certifikatë lindjeje mund të presësh që hollësi të tilla të jenë më të besueshme.

A ishte kjo e dobishme?