Përdorimi i veçorisë tërhiq dhe lësho me qëllim që të organizoni familjet

drag and drop Top Image.png

Në shumicën e rasteve, emrat që shihni të renditur në kolonën e majtë të Lidhësit të Burimit përfaqësojnë pjesëtarë të së njëjtës familje. Nëse emrat nuk janë organizuar siç duhet, mund të përdorni mundësinë që ju ofron butoni juaj i mausit për të tërhequr dhe lëshuar, që t’i riorganizoni ato. Kjo përfshin emrat e të afërmve që gabimisht mund të jenë caktuar te pjesa “Të Tjerë” në fund të kolonës së majtë.

Nëse një emër mund të lëvizet, ikona tërhiq dhe lësho do të shfaqet kur ta vendosni kursorin mbi atë emër.

Për ta lëvizur ose “tërhequr” një emër:

  1. Vendoseni kursorin mbi emër dhe klikoni.
  2. Tërhiqeni emrin te vendi i duhur në kolonën e majtë.
  3. Lëreni butonin e mausit për ta lëshuar emrin.

Nëse nuk ka emër që përkon

Nëse nuk ka emra që përkojnë, por jeni i sigurt se një emër në kolonën e majtë është pjesëtar i familjes:

  1. Klikoni tek emri dhe mbajeni të shtypur butonin e mausit. Tërhiqeni emrin te vendi i duhur në kolonën e majtë të Lidhësit të Burimit, dhe pastaj lëshojeni butonin e mausit.
  2. Për ta shtuar personin te Pema Familjare, klikoni te Shto.
Drag and Drop_2nd Image.png

A ishte kjo e dobishme?