Cili është qëllimi i programeve FamilySearch dhe Pema Familjare?

Qëllimi i përgjithshëm i programit Pema Familjare është t’ju ndihmojë të zbuloni familjen tuaj dhe si rrjedhim të zbuloni paksa për veten tuaj.

  • Pema Familjare është ndryshe nga faqet e tjera të ngjashme gjenealogjike ngaqë është një pemë e vetme, publike, e ndërtuar nga lidhja e shumë familjeve, në vend të një faqeje që u lejon përdoruesve vetëm që të krijojnë dhe administrojnë pemët e veta private. Ky dallim do të thotë që gjithsecili punon njëkohësisht me të njëjtat të dhëna, duke lejuar të përmbushet mundësia për ta lidhur çdo pjesëtar të familjes njerëzore.
  • Pema Familjare i krahason dokumentet dhe burimet në mënyrë që t’ju ndihmojë të ndreqni gabimet ose përsëritjet e dokumenteve. Ajo gjithashtu siguron mjete për të shkëmbyer mesazhe dhe për të bashkëpunuar, si dhe përkrahje falas nga ekspertë nëpërmjet telefonit, për t’ju ndihmuar t’i ndreqni gabimet.
  • Pema Familjare përdor bazën gjigante të të dhënave të programit FamilySearch për të siguruar të dhëna ndihmëse për dokumentet. Kjo e bën më të lehtë për t’ju lidhur ju dhe paraardhësit tuaj me brezat më të hershëm.
  • Pjesa Kujtimet mund të ndihmojë të kultivohen lidhje më të thella me paraardhësit. Ajo siguron një vend ku mund të ruani dhe shpërndani fotografi dhe histori.
  • Ne duam që Pema Familjare të përdoret nga sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Mund ta shihni atë nëpërmjet një larmie mjetesh, përfshirë pajisjet e lëvizshme, me programet Pema Familjare dhe Kujtimet, ose në zona me shpejtësi të ulët interneti, me faqen e internetit Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.

Shpresa jonë është që nëpërmjet programit Pema Familjare, ne të mund të punojmë së bashku për të krijuar pemën gjenealogjike familjare dhe publike me burimet më të mira në botë dhe t’u lejojmë pjesëtarëve të familjes të lidhen edhe në të shkuarën, edhe në të tashmen.
Për të mësuar më shumë rreth programit FamilySearch, vizitoni FamilySearch.org/about.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i dërgoj një mesazh dikujt që kontribuoi te Pema Familjare ose Kujtimet?
Si t’i përdor kujtimet te programi FamilySearch për t’i ruajtur historitë nga jeta e paraardhësve të mi?

A ishte kjo e dobishme?