Redaktimi i informacionit në pemën tuaj familjare

edit family tree Top Image.png

Hollësitë në kolonën e djathtë të Lidhësit të Burimit vijnë nga Pema Familjare. Nëse shihni një buton vjollcë Krahaso pranë emrit të një personi, mund t’i redaktoni disa prej këtyre hollësive. Ja se si funksionon:

  1. Klikoni te butoni vjollcë Krahaso pranë emrit të personit, hollësitë e Pemës Familjare të të cilit do të donit t’i redaktonit.
  2. Me t’u shpalosur hollësitë, kërkoni emërtimin me ngjyrë vjollcë që thotë Ndryshe. Ky emërtim shfaqet kur një hollësi nga burimi (kolona e majtë) është ndryshe nga një hollësi që gjendet aktualisht në Pemën Familjare.
    Edit_Second Image.png
  3. Klikoni tek ikona e lapsit pranë emërtimit me ngjyrë vjollcë.
  4. Do të shfaqet një kuti që hapet automatikisht me informacion nga Pema Familjare. Gjejeni hollësinë që dëshironi të redaktoni, dhe bëni përditësimin tuaj.
  5. Klikoni te Ruaj.
Edit_Third Image.png

Nëse hollësia që dëshironi të redaktoni, nuk shoqërohet nga ikona e lapsit, do t’ju duhet të shkoni te faqja e personit e paraardhësit për ta bërë përditësimin.

  1. Në kolonën e djathtë të Lidhësit të Burimit, klikoni tek emri i personit, informacionin e Pemës Familjare të të cilit do të donit ta redaktonit.
  2. Shikoni te paneli i personit që shfaqet në anën e djathtë të ekranit dhe klikoni te Shiko Personin.
  3. Rrëshqiteni kursorin nëpër nënndarjen Hollësitë derisa të shihni hollësinë që dëshironi të redaktoni, dhe klikoni tek ikona e lapsit.
A ishte kjo e dobishme?