Shikimi i figurës së burimit dhe panelit anësor të personit

Kur keni pyetje rreth hollësive që shihni te Lidhësi i Burimit, përpiquni të shikoni ose figurën e burimit ose panelin anësor të personit për më shumë informacion.

new view source Top Image.png

Shikimi i figurës së burimit

Figura e burimit është një fotografi digjitale e burimit. Në shumë raste, ajo përmban më shumë informacion nga sa shihni te Lidhësi i Burimit dhe madje mund të shfaqë një gabim në transkriptim.

Për ta parë figurën e burimit, shihni në cepin e sipërm majtas të Lidhësit të Burimit dhe klikoni te Shiko Figurën.

new View Panel_2nd Image.png

Cili është ndryshimi midis shikimit të dokumentit dhe shikimit të figurës?

Kur klikoni te Shiko Dokumentin, shihni një përmbledhje të organizuar të të gjitha hollësive që qenë transkriptuar nga burimi.

Kur klikoni te Shiko Figurën, shihni një figurë digjitale të vetë burimit origjinal që qe transkriptuar – me fjalë të tjera, shihni fotografinë e certifikatës së lindjes, faqes së regjistrimit të popullsisë, certifikatës së vdekjes ose dokumentit tjetër historik.

Shikimi i panelit anësor të personit

Paneli anësor i personit shfaqet sa herë që klikoni te një emër në kolonën e djathtë të Lidhësit të Burimit. Ky panel ju jep qasje në një pjesë të madhe të informacionit që gjendet te faqja e personit e paraardhësit në Pemën Familjare.

  • Për të parë panelin anësor, gjeni një emër në kolonën e djathtë të Lidhësit të Burimit dhe klikojeni atë.
  • Ose klikoni te Shiko _______ (emri i personit), që ndodhet në krye të Lidhësit të Burimit.
new View Panel_3rd Image.png

A ishte kjo e dobishme?