Si t’i shkarkoj programet e FamilySearch për telefonat celularë?

Programet Pema Familjare dhe Kujtimet në FamilySearch për telefonat celularë ofrojnë një mënyrë për të bërë historinë familjare kur jeni në lëvizje. Ato janë në dispozicion për aparatet Android, Apple dhe Kindle.

Me programin Pema Familjare për telefonat celularë, ju mund të lidheni me paraardhësit tuaj taksa zbuloni ngjarje dhe histori të rëndësishme të jetës së tyre. Programi Kujtimet për telefonat celularë e bën të lehtë dhe të volitshme që të mblidhni, ruani dhe shpërndani kujtimet tuaja të parapëlqyera familjare.

Hapat

  1. Hapni Dyqanin e Programit Apple ose Dyqanin e Programit Google Play.
    • Për aparatet Kindle, shkoni tek Amazon.com dhe vëreni filtrin e kërkimit tek Apps & Games [Programet dhe Lojërat]. Ose klikoni te nënndarja Appstore for Android [Dyqani i Programeve për Android].
  2. Kërkoni programin FamilySearch.
  3. Gjeni programin që dëshironi nga lista.
    • Për sistemin Android: Prekeni me gisht fjalën Install [Instalo].
    • Për sistemin Apple: Prekeni me gisht fjalën Free [Falas].
    • Për sistemin Kindle: Prekeni me gisht mundësinë Get App [Merr Programin]
  4. Kur programi të përfundojë instalimin, prekeni me gisht ikonën e tij për ta hapur.

Artikuj të ngjashëm

Si ta krijoj një llogari falas në FamilySearch?
Çfarë sistemesh operative kërkojnë programet e FamilySearch-it për telefonat celularë?
Harrova fjalëkalimin ose emrin tim të përdoruesit për programin FamilySearch

A ishte kjo e dobishme?