Si ta shtoj një fëmijë te Pema Familjare?

Një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për ta shtuar një fëmijë te Pema Familjare është ta lidhni atë me prindërit e vet.

Hapat (faqe interneti)

  1. Nënshkruajeni hyrjen te programi FamilySearch dhe klikoni te Pema Familjare.
  2. Lundroni te faqja Personi e njërit prej prindërve.
  3. Nëse nuk i shihni Të Dhënat mbi Jetën në krye të faqes, klikoni te Hollësitë.
  4. Rrëshqitni poshtë te pjesa Pjesëtarët e Familjes.
  5. Nën Bashkëshortët/et dhe Fëmijët, klikoni te Shto Fëmijën. (Nëse Shto Fëmijën nuk shfaqet, klikoni te shigjeta poshtë pranë Fëmijët nën kutinë e çiftit.)
    • Nëse njëri nga prindërit e fëmijës nuk dihet, klikoni te Shto Fëmijën me një Nënë ose Baba që nuk Dihet. Shtoni hollësitë në një shënim ose në Skicën e Jetës së individit.
  6. Shkruajeni informacionin për fëmijën dhe klikoni te Tjetra. (Nëse e dini numrin e identifikimit të fëmijës, klikoni te Me Anë të Numrit të Identifikimit.)
  7. Shqyrtoni rezultatet e kërkimit. Nëse e gjeni fëmijën e duhur, klikoni te Shto Personin.
  8. Nëse nuk e shihni personin te rezultatet e kërkimit, klikoni te Krijo të Ri.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, lundroni te faqja Personi e njërit prej prindërve.
  2. Prekni me gisht nënndarjen Bashkëshortët/et.
  3. Nëse shihni më shumë se një bashkëshort/e, prekni me gisht shigjetën poshtë pranë emrit të bashkëshortit/es së duhur.
    • Aktualisht, programi për telefonat celularë nuk ka veçori për ta shtuar një fëmijë për një prind pa bashkëshort/e. Vizitoni faqen e internetit për këtë veçori.
  4. Prekni me gisht te Shto Fëmijën.
  5. Shkruajeni informacionin për fëmijën dhe prekni me gisht te Vazhdo. (Nëse e dini numrin e identifikimit të fëmijës, prekni me gisht te Shto me Anë të Numrit të Identifikimit ose Gjej me Anë të Numrit të Identifikimit.)
  6. Tregoni nëse individi është gjallë ose i vdekur dhe më pas prekni me gisht te Vazhdo.
  7. Shqyrtoni rezultatet e kërkimit. Nëse e gjeni fëmijën e duhur, prekni me gisht te Shto Përkimin.
  8. Nëse nuk e shihni personin te rezultatet e kërkimit, prekni me gisht te Nuk Përkon
  9. Rishikojeni atë që shkruat dhe prekni me gisht te Shto ose Shto Këtë Person.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Ndërkohë që nënshkruat hyrjen te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar, lundroni te faqja Personi e njërit prej prindërve.
  2. Klikoni te Shiko Familjen.
  3. Nën Bashkëshortët/et dhe Fëmijët, nën bashkëshortin/en e duhur, klikoni te Shto Fëmijën.
    • Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk ka veçori për të shtuar një vëlla/motër pa prindërit. Vizitoni faqen e plotë të internetit për këtë veçori.
  4. Shkruajeni informacionin për fëmijën dhe klikoni te Tjetra. (Nëse e dini numrin e identifikimit të fëmijës, klikoni te Gjej me Anë të Numrit të Identifikimit.)
  5. Shqyrtoni rezultatet e kërkimit. Nëse e gjeni fëmijën e duhur, klikoni te Shto Personin.
  6. Nëse nuk e shihni personin te rezultatet e kërkimit, klikoni te Krijo Personin.

Këshilla

Binjakë ose lindje të shumta

  • Shtojeni secilin si një individ më vete. 
  • Mos e shtoni fjalën “binjakë” në emër. Në vend të kësaj, ju mund ta specifikoni atë në informacionin Tjetër, te pjesa Skica e Jetës ose Shënimet të faqes Personi për secilin individ.
  • Edhe nëse shtohen në një rend të veçantë, fëmijët mund të shfaqen jashtë rendit. Nëse dy njerëz shfaqin të njëjtën datë lindjeje, sistemi i rendit ata sipas rendit alfabetik. Ju nuk mund ta ndryshoni rendin. 
  • Nëse binjakët vdiqën pa emra, shkruani vetëm mbiemrin me datat e lindjes dhe të vdekjes. Për të shmangur bashkimin e mëvonshëm të dokumenteve që duken si përsëritje, ju mund të ndërmerrni këta hapa:
    • Shkruajeni informacionin në Skicën e Jetës të secilit fëmijë për të shpjeguar situatën.
    • Krijoni një shënim për secilin që të shpjegojë situatën.
    • Kërkoni për përsëritje të mundshme dhe shenjojini binjakët si Nuk Përkon me një deklarim arsyeje të qartë. 

Fëmijë të paligjshëm

  • Ju mund t’i lidhni ata me prindërit biologjikë individualisht ose si çift.
  • Mos shtoni ndonjë informacion martese për çiftin. Vendoseni informacion përkatës në një shënim ose në një Skicë të Jetës.
  • Aktualisht, Pema Familjare siguron pesë lloje lidhjesh familjare ndërmjet prindërve dhe fëmijëve: Birësuar, Biologjik, Kujdestari, Në Kujdestari të Përkohshme dhe Thjeshtër/a. Sistemi e merr si një lidhje familjare biologjike. Ju mund të specifikoni një lloj të ndryshëm lidhjeje familjare për grupe të shumta të prindërve.

Artikuj të ngjashëm

Si ta shtoj një prind te Pema Familjare?
Si t’i specifikoj lidhjet familjare biologjike, si thjeshtër, si i/e birësuar dhe në kujdestari të përkohshme te Pema Familjare?
Si ta rivendos një lidhje familjare të fshirë te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?