Si ta shtoj një prind te Pema Familjare?

Një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për të shtuar prindërit është duke i lidhur ata me një fëmijë që është tashmë në pemën tuaj.

Hapat (faqe interneti)

  1. Ndërkohë që nënshkruat hyrjen te FamilySearch.org, klikoni te Pema Familjare.
  2. Lundroni te faqja Personi e një fëmije të një prindi që dëshironi ta shtoni.
  3. Nëse nuk i shihni “Të Dhënat mbi Jetën” në krye të faqes, klikoni te Hollësitë.
  4. Rrëshqitni poshtë te pjesa Pjesëtarët e Familjes.
  5. Nën Prindërit dhe Vëllezërit/Motrat, klikoni te Shto Prindin.
  6. Shkruajeni informacionin për prindin dhe klikoni te Tjetra, i cili bëhet i mundshëm pasi të klikoni tek I/E vdekur. (Nëse e dini numrin e identifikimit të një prindi, klikoni te Me Anë të Numrit të Identifikimit.)
  7. Nëse Pema Familjare gjen njerëz që përkojnë me kërkimin tuaj, ajo i rendit ata. Tregoni nëse ju duhet të shtoni një person që përkon ose të krijoni një të ri:
    • Nëse personi është tashmë te Pema Familjare, klikoni te Shto Përkimin.
    • Nëse personi nuk është te Pema Familjare, klikoni te Krijo Personin.
    • Për ta rregulluar kërkimin tuaj, klikoni te Përmirëso Kërkimin.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, lundroni te faqja Personi e një fëmije të një prindi që dëshironi ta shtoni.
  2. Prekni me gisht nënndarjen Prindërit.
  3. Prekni me gisht te Shto Prindin.
  4. Shkruajeni informacionin për prindin dhe prekni me gisht te Vazhdo. (Nëse e dini numrin e identifikimit, prekni me gisht te Shto me Anë të Numrit të Identifikimit ose Gjej me Anë të Numrit të Identifikimit.)
  5. Shqyrtoni rezultatet e kërkimit. Nëse e gjeni prindin e duhur, klikoni te Shto Përkimin.
  6. Nëse nuk e shihni personin te rezultatet e kërkimit, prekni me gisht te Nuk Përkon.
  7. Rishikojeni atë që shkruat dhe prekni me gisht te Shto ose Shto Këtë Person për të krijuar një dokument të ri.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Ndërkohë që nënshkruat hyrjen te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar, lundroni te faqja Personi e një fëmije të një prindi që dëshironi ta shtoni.
  2. Klikoni te Shiko Familjen.
  3. Nën Prindërit dhe Vëllezërit/Motrat, klikoni te Shto Prindin ose Shto një Prind Tjetër.
  4. Shkruajeni informacionin për prindin dhe klikoni te Tjetra. (Nëse e dini numrin e identifikimit të një prindi, klikoni te Gjej me Anë të Numrit të Identifikimit.)
  5. Shqyrtoni rezultatet e kërkimit. Nëse e gjeni prindin e duhur, klikoni te Shto Personin. Nëse i gjeni si nënën dhe babanë, klikoni te Shto Çiftin.
  6. Nëse nuk e shihni personin te rezultatet e kërkimit, klikoni te Krijo Personin.

Artikuj të ngjashëm

Si ta shtoj një fëmijë te Pema Familjare?
Një person te Pema Familjare ka bashkëshortin/en e gabuar
Si t’i përcaktoj lidhjet familjare biologjike, si thjeshtër, si i/e birësuar dhe në kujdestari të përkohshme te Pema Familjare?
Si ta rivendos një lidhje familjare të fshirë te Pema Familjare?
Si t’i ndërroj pozicionet e prindit apo bashkëshortit/es për të ndryshuar shfaqjen e linjave familjare te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?