Si mund t’i shtoj fëmijët si thjeshtër, si të birësuar dhe në kujdestari të përkohshme te prindërit te Pema Familjare?

Mund të përfshini më shumë se një dyshe prindërish për një person, të tillë si prindërit biologjikë dhe ata birësues. Një mënyrë është ta shtoni fëmijën te dokumenti i një prindi.

Hapat (faqe interneti)

  1. Nënshkruajeni hyrjen te programi FamilySearch dhe klikoni te Pema Familjare.
  2. Klikoni te Gjej për të lundruar te fëmija. Mbajeni shënim numrin e identifikimit.
  3. Përdoreni mundësinë Gjej përsëri për të gjetur babanë ose nënën. Në rezultatet e kërkimit, klikoni te prindi për të shfaqur kartën përmbledhëse.
  4. Klikoni te Personi.
  5. Nëse pjesa Hollësitë nuk hapet, klikoni te nënndarja Hollësitë.
  6. Rrëshqiteni kursorin deri te pjesa Pjesëtarët e Familjes.
  7. Nën Bashkëshortët dhe Fëmijët, klikoni te Shto Fëmijën.
  8. Klikoni te Sipas Numrit të Identifikimit dhe shkruani numrin e identifikimit të fëmijës.
  9. Klikoni te Tjetër.
  10. Shqyrtojini përkimet e mundshme.
  • Klikoni te Shtoje Përkimin.
  • Për ta përdorur informacionin në shkrimin e kërkimit tuaj për të shtuar dokumentin e fëmijës te Pema Familjare, klikoni te Krijo Personin.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Lart në të djathtë të programit për telefonat celularë Pema Familjare, prekeni me gisht ikonën e kërkimit.
  2. Gjejeni fëmijën dhe mbajeni shënim numrin e identifikimit.
  3. Kërkoni përsëri për babanë ose nënën.
  4. Në rezultatet e kërkimit, prekeni me gisht emrin e prindit për të shfaqur faqen Hollësitë.
  5. Prekni me gisht te Bashkëshortët.
  6. Rrëshqitni për te fundi dhe prekni me gisht te Shto Fëmijën.
  7. Prekni me gisht te Shto me Anë të Numrit të Identifikimit dhe shkruani numrin e identifikimit të fëmijës. Për pajisjet me sistemin iOS, prekni me gisht te I/E Gjallë ose I/E Vdekur
  8. Prekni me gisht te Vazhdo.
  9. Për pajisjet me sistemin Android, prekni me gisht për të përzgjedhur I/E Gjallë ose I/E Vdekur. Prekni me gisht te Vazhdo.
  10. Shqyrtojini përkimet e mundshme.
  • Prekni me gisht te Shto ose Shtoje Përkimin.
  • Për të krijuar një person, prekni me gisht te Shtoje Këtë Person ose Shto.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Nënshkruajeni hyrjen te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar dhe lundroni te faqja Personi e fëmijës. Mbajeni shënim numrin e identifikimit.
  2. Në banderolën në krye, klikoni tek ikona e kërkimit.
  3. Shkruajini kushtet e kërkimit ose klikoni te Numri i identifikimit nëse e dini numrin e identifikimit të babait ose nënës. Duhet t’i shtoni vizat ndarëse dhe t’i bëni me dorë germat e mëdha të Numrit të Identifikimit.
  4. Klikoni te Gjej.
  5. Në rezultatet e kërkimit, klikoni te prindi për të shfaqur faqen e tij ose të saj Personi.
  6. Nën emrin e prindit, klikoni te Shiko Familjen.
  7. Nën Bashkëshortët dhe Fëmijët, klikoni te Shto Fëmijën.
  8. Shkruajini kushtet e kërkimit ose klikoni te Gjej sipas Numrit të Identifikimit nëse e dini numrin e identifikimit të fëmijës.
  9. Klikoni te Tjetër.
  10. Shqyrtojini përkimet e mundshme.
    • Klikoni te Shto Personin.
    • Klikoni te Krijo Personin për ta përdorur informacionin në shkrimin e kërkimit tuaj për të shtuar dokumentin e fëmijës te Pema Familjare.

Hap shtesë

Kur e lidhni një fëmijë me më shumë se një dyshe prindërish, përzgjidhni një lloj lidhjeje familjare për secilin nga prindërit.

Artikuj të ngjashëm

Si mund t’i shtoj prindërit si njerk/ë, birësues dhe kujdestarë të përkohshëm te një fëmijë te Pema Familjare?
Si t’i specifikoj lidhjet familjare biologjike, si thjeshtër, si i/e birësuar dhe në kujdestari të përkohshme te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?