Si ta shtoj një paraardhës të parë te Pema Familjare?

Paraardhësi i Parë është anëtari i parë ose themeluesi i një klani kinez. Nëse përdorni pamjen Paraardhësi i Parë, ju rekomandojmë të shtoni paraardhësin tuaj të parë si një nga gjërat e para që bëni. Nëse keni më shumë se një paraardhës të parë, ju mund t’i hidhni të gjithë [në sistem] dhe t’i ndërroni ata sipas nevojës.

Nëse nuk e njihni paraardhësin tuaj të parë, ose nëse trashëgimia juaj nuk ndjek një histori familjare të bazuar në klan, me një linjë nga ana e babait, ju rekomandojmë që të përdorni një faqe të ndryshme të pamjes.

Hapat (faqe interneti)

Kur kaloni fillimisht te pamja Paraardhësi i Parë, një dritare që shfaqet ju ndihmon të shkruani paraardhësin tuaj të parë. Në qoftë se ajo nuk shfaqet, përdorni njërën nga këto mundësi:

  1. Sigurohuni që personi i saktë në fokus të shfaqet në fund të ekranit.
  2. Përzgjidhni një mundësi për të shtuar paraardhësin e parë:
    • Në krye ku duhet të shfaqet emri i paraardhësit të parë, klikoni te Shto Paraardhësin e Parë.
    • Te personi në fokus, klikoni te +, dhe klikoni te Shto Paraardhësin e Parë.
    • Klikoni te butoni Mundësitë dhe klikoni te Shto Paraardhësin e Parë. Nëse personi ka tashmë një paraardhës të parë, klikoni te Më Shumë. Më pas klikoni te Shto Paraardhësin e Parë.
  3. Shkruajeni informacionin për paraardhësin e parë dhe klikoni te Tjetër, i cili bëhet i mundshëm pasi të klikoni tek I/E vdekur. (Nëse e dini numrin e identifikimit, klikoni te Me Anë të Numrit të Identifikimit.)
  4. Klikoni te Tjetër.
  5. Nëse Pema Familjare gjen njerëz që përkojnë me kërkimin tuaj, ajo i rendit ata. Tregoni nëse ju duhet të shtoni një person që përkon ose të krijoni një të ri:
    • Nëse personi është tashmë te Pema Familjare, klikoni te Shto Përkimin.
    • Nëse personi nuk është tashmë te Pema Familjare, klikoni te Krijo Personin.
    • Për ta rregulluar kërkimin tuaj, klikoni te Përmirëso Kërkimin.

Artikuj të ngjashëm

Si ta shfaq një paraardhës të parë të ndryshëm te Pema Familjare?
Te Pema Familjare, çfarë është shtegu i klanit?
Si ta korrigjoj shtegun e klanit te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?