Si të marr pjesë në RootsTech Connect 2021?

Ngjarja drejtpërsëdrejti në RootsTech Connect 2021 tashmë ka përfunduar. Sidoqoftë, ju mund t’i shihni ende regjistrimet filmike të kësaj ngjarjeje pa pagesë. Të gjitha regjistrimet filmike janë në dispozicion deri pak kohë para konferencës RootsTech 2022.

Përkrahja e bashkëbisedimit drejtpërsëdrejti përfundoi më 27 shkurt 2021. Ju mund t’u ktheheni bashkëbisedimeve tuaja për të kapur ndonjë informacion të rëndësishëm deri më 4 mars 2021.

Përvoja me ngjarjen kryesore Të Afërmit në RootsTech përfundoi më 6 mars 2021. Lista e Miqve, ishte enkas në dispozicion për përdoruesit e regjistruar deri më 20 mars 2021. Mesazhet e dërguara si pjesë e ngjarjes Të Afërmit në RootsTech, nga funksioni Mesazhet në programin FamilySearch gjenden te mesazhet e secilit përdorues. Ato bashkëbisedime mund të vazhdojnë.

Hapat

  1. Nënshkruajeni hyrjen te faqja e internetit RootsTech me llogarinë tuaj për programin FamilySearch.
  2. Gjeni sesionet që dëshironi të shihni.
    • Për të parë klasat në dispozicion, klikoni tek Sesionet.
    • Për të parë rekomandimet për fillimin nga puna dhe tema të tjera të njohura, klikoni te Më Udhëhiq.
    • Për të parë një listë të sesioneve drejtpërsëdrejti dhe ngjarjeve Fazat Kryesore, klikoni te Menu, më pas te Kalendari.
    • Për ta shtuar sesionin te lista juaj e shfaqjes, klikoni te +.
  3. Për t’i parë sesionet në listën tuaj të shfaqjeve, klikoni te kreu Lista Ime e Shfaqjes.

Për më shumë informacion, ju lutemi, shihni Pyetjet që Bëhen Rëndom në RootsTech.

Artikuj të ngjashëm

Konferenca RootsTech dhe Të Afërmit në RootsTech – PBR-të
Si ta shoh përmbajtjen e RootsTech Connect 2021 në një gjuhë tjetër përveç anglishtes?
Ku të gjej informacion rreth konferencës RootsTech?

A ishte kjo e dobishme?