Si t’i shkruaj emrat kinezë te Pema Familjare?

Shkrimi i saktë i emrave kinezë te Pema Familjare është i rëndësishëm për t’u siguruar që emrat të shfaqen, kërkohen dhe shtypen saktë.

Përdorini këshillat vijuese për t’i shkruar emrat kinezë te Pema Familjare.

Te pjesa Të Dhënat mbi Jetën ose pamja e paraardhësit/es të/së parë, shkruani emrin kryesor ose emrin e parapëlqyer

Ju mund t’i shkruani emrat te faqja e personit ose nga trungu familjar i paraardhësit/es të/së parë.

  • Te faqja e personit, shkoni tek Të Dhënat mbi Jetën. Në krah të emrit, klikoni tek ikona Redakto . Klikoni përsëri te Redakto, më pas bëni ndryshimet dhe klikoni te Ruaj.
  • Te pamja Paraardhësi/ja i/e Parë, klikoni tek emri i personit. Një menu me hollësi shfaqet në të djathtë. Nën pjesën Fakte, klikoni te Shto Faktin. Klikoni tek Emri Tjetër i Përdorur, Emri i Klanit ose Emri i Kastës.

Kur shkruani emrin e një personi në fushën me karakteret hanzi, shkruani emrin e dhënë dhe mbiemrin që u dhanë në lindje. Për gratë, shkruani mbiemrin e vajzërisë.

Përdorni modelin e gjuhës kineze

Modeli i gjuhës kineze ka 2 grupe fushash. Njëri grup është për emrin e familjes dhe emrin e dhënë. Një grup i veçantë është për fushën hanzi dhe latine.

Modelet e gjuhës mund të gjenden te menuja me shpalosje që ndodhet mbi fushat Emri. Ndryshojeni atë nga çfarëdo që shfaq, në kinezisht.

Family Tree—Chinese Name Template

Shkruajini karakteret kineze për mbiemrin dhe emrin e dhënë. Sistemi automatikisht e shton germëzimin mandarin “pinyin” të emrit në fushën latine. Nëse dëshironi një germëzim të ndryshëm, mund ta zëvendësoni germëzimin mandarin “pinyin” me germëzimin që parapëlqeni.

Te pjesa Informacion Tjetër, shkruani emra të tjerë të përdorur.

Regjistrimi i të gjitha varianteve të emrit të një personi ka disa përfitime:

  • Ju ruani fakte të rëndësishme për jetën e personit.
  • Është më e lehtë që personi të gjendet në Pemën Familjare. Sistemi i përfshin emrat e tjerë të përdorur në kërkim.
  • Studiuesit mund ta gjejnë dhe njohin një person në dokumentet historike, edhe kur dokumentet përmbajnë variante të ndryshme të emrit të personit. 

Llojet e emrave të tjerë të përdorur

Nëse jeni duke e përdorur Pemën Familjare në anglisht, janë në dispozicion këto 4 lloje emrash të tjerë të përdorur:

  • Njohur Edhe Si. Shembujt përfshijnë emra të tjerë që i ka përdorur personi, të tilla si ndryshimet e emrit që lidhen me shpërnguljen në një vend të ri.
  • Emri në Lindje. Përdoreni këtë mundësi për ta regjistruar emrin që një person përdorte përpara se të birësohej në një klan të ndryshëm.
  • Emri i Martesës. Përdoreni këtë mundësi për të regjistruar emrin që një person përdorte pas martese, nëse personi mori një emër të ndryshëm.
  • Nofka. Përdoreni këtë mundësi për të regjistruar nofkat që përdorën prindërit ose pjesëtarët e afërt të familjes së personit.

Nëse zgjidhni modelin e gjuhës kineze, do të keni edhe mundësitë në vijim:

  • Emri i Mirësjelljes (字). Përdoreni këtë mundësi për të regjistruar emrin dhënë personit pasi ka arritur moshën madhore. Emri i mirësjelljes u dha nga prindërit e personit ose nga një mësues privat ditën e parë të shkollës. Pas martesës, disa gra morën një emër mirësjelljeje për ta përdorur në vend të emrit të tyre të dhënë. Pasi jepej, emri i mirësjelljes zëvendësonte emrin e dhënë të personit. 
  • Emri i Artit (號). Përdoreni këtë mundësi për të regjistruar emrin në bazë të profesionit, pseudonimin ose emrin si shkrimtar/e të personit. Këta emra u përdorën nga të arsimuarit, artistët, poetët dhe shkrimtarët. 
  • Emri Tabu (諱). Përdoreni këtë mundësi për të regjistruar Emrin Tabu të individit. Brenda kulturës kineze, një emër tabu përdoret në vend të një emri të dhënë kur flitet ose shkruhet për persona të lartësuar. 
  • Emri pas Vdekjes (諡). Ky është emër nderi që fillimisht iu dha anëtarëve të familjeve mbretërore dhe fisnikëve. Në shekujt e fundit, edhe njerëz të thjeshtë kanë marrë emra pas vdekjes. Përdoren pothuajse vetëm emrat pas vdekjes në vend të emrave të tjerë të personit ose titujve zyrtarë që personi i përdori gjatë jetës së vet. 

Artikuj të ngjashëm

Si të shtoj nofka te Pema Familjare?
Si duhet t’i shkruaj emrat te Pema Familjare?
Si ta shkruaj një emër nga një gjuhë e ndryshme te Pema Familjare?
Si t’i shkruaj datat nga tekstet klasike kineze te Pema Familjare?
Si t’i shkruaj emrat kinezë te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?